Zvicra e ka nisur ashtu si i ka hije Kampionatit Evropian. Zviceranët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Hungarisë, në ndeshjen e parë të Grupit A.
Kapiteni Granit Xhaka është paraqitur tërë takimin duke dhënë maksimumin në fanellën e Zvicrës.
“Ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të fitonim dhe të nisnim me fitore.
Pjesa e parë ishte shumë e fortë, pjesa e dytë nuk ishte e dobët. Ishte pikërisht ajo për të cilën ne stërviteshim.
E patë që shumë lojtarë kishin ngërçe, gjë që tregon se si jepni gjithçka. Ne kemi një stol të fortë, ju e patë këtë sot”, tha Xhaka transmeton mediumi zviceran “20min”.
Ai flet edhe në lidhje me golashënuesin Duah:
“Sot atij iu dha rasti dhe e shfrytëzoi atë. Ai është një djalë i mrekullueshëm, shumë i qetë dhe i ftohtë para portës, këtë e tregoi edhe në stërvitje. Jemi të lumtur që ai është me ne”.