Tifozi tenton të djegë flamurin serb, bën sherr me kamerierin shqiptar dhe përfundon në pranga

Futboll

Tifozi tenton të djegë flamurin serb, bën sherr me kamerierin shqiptar dhe përfundon në pranga

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 20:15
Pamje

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur sot në Dortmund, ku janë përfshirë shqiptarët.

Një tifoz i cili ishte maskuar, tentoi të digjte flamurin serb, por përfundoi në pranga.

Ai u mundua të ndizte flamurin por nuk e lejonte era dhe pastaj shkoi drejt një lokali aty pranë duke marrë mëny për të përdorur letrën për t’i vënë flakën.

Por kjo solli reagimin e një kamerieri i cili ishte gjithashtu shqiptar dhe filloi të konfliktohej me të.

Situatën e zgjidhi ndërhyrja e policisë gjermane, e cila neutralizoi dhe arrestoi tifozin në fjalë, duke e shoqëruar në komisariat për prishje të rendit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat