Anglia favorite

Futboll

Anglia favorite

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 20:52
Kane

“Tre Luanët” e Anglisë nisin mbrëmjen e kësaj të diele aventurën e tyre evropiane, teksa në “Veltnis Arena” të Gelsenkirshenit do të përballen, me përfaqëusesen e Serbisë, në sfidën e dytë të xhiros së parë, të Grupit D, të Kampionatit Evropian të futbollit.

Gareth Southgate i ka rreshtuar “Tre Luanët”, me formulën 4-2-3-1, ku në portë ështe vendosur Pickford.

Në krahët e mbrojtjes janë Walker e Trippier, me qendrën që mbulohet nga Stones e Guehi.

Më të tërhequr në mesfushë pozicionohen Alexander-Arnold e Rice, ndërsa para tyre janë Bukayo Saka, Jude Bellingham e Phil Foden, ndërsa në majën e sulmit vendoset i vetëm “bomberi”, Harry Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat