Tifozët shpërthejnë kundër Italisë

Futboll

Tifozët shpërthejnë kundër Italisë

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 11:25
Italia

Italia u eliminua nga Europiani në mënyrën më të turpshme, duke mos lënë gjurmë.

Më të zhgënjyerit padyshim ishin tifozët të cilët kishin sakrifikuar dhe shpenzuar për ti ndjekur “axurrët” në Gjermani.

Pas përfundimit të sfidës, Donaruma dhe ekipi iu drejtuan tribunës ku ndodheshin tifozët e Italisë, por këta të fundit shpërthyen ndaj tyre duke mos pranuar faljen.

Ata fishkëllyen dhe nuk duartrokitën aspak lojtarët duke i kthyer me kokën ulur në dhomat e zhveshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat