Premia të majme për Anglinë

Futboll

Premia të majme për Anglinë

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 23:37
Kombëtarja e Anglisë

Anglia është e motivuar edhe nga Federata e Futbollit për të fituar Euro 2024 pasi “në lojë” janë 10 milionë funte.

Është kjo shifra e caktuar nga Federata e Futbollit për lojtarët e Anglisë në rast triumfi në finalen e madhe të Berlinit.

Sipas “Daily Mail” thuhet se disa lojtarë mund të përfitojnë më shumë para në bazë të arritjeve individuale.

Kështu sponsori teknik i Harry Kane, “Sketchers” ka premtuar një shifër të majme stërlinash në rast se bomberi i Bajernit të Mynihut merr “Këpucën e artë” në “Euro 2024”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat