Kroatët e mbajnë mend mirë nga Europiani në Hamburg! Mënyra sesi prezantohet goli i lojtarit nga Kosova

Futboll

Kroatët e mbajnë mend mirë nga Europiani në Hamburg! Mënyra sesi prezantohet goli i lojtarit nga Kosova

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 13:11
Festa e Dinamos

Ne kroatët e mbajmë mend mirë nga Europiani në Hamburg! Mënyra sesi prezantohet goli i lojtarit nga Kosova!

Në mbrëmjen e sotme është hapur sezoni i ri në kampionatin kroat. Dinamo e Zagrebit fitoi në shifrat 5-0 ndaj Istrës, ndërsa goli i parë ka ardhur nga Arbër Hoxha.

Sulmuesi që shkëlqeu në Europian i ka marrë vendin Pjacës, që erdhi me bujë te Zagrebi, duke e spostuar në krahun e djathtë.

Pikërisht ky ishte kombinimi që solli golin, Pjaca nga e djathta që kroson dhe Hoxha që shënon me kokë. Ky ishte goli i parë jo vetëm i Dinamo Zagreb, por goli i parë i ardhur në kampionatin kroat për këtë sezon.

“Tportal.hr” ka shkruar rreth këtij fakti interesant, ndërsa mes të tjerash veçohet:

“Goli i parë në kampionatin tonë u shënua nga Arbër Hoxha, që ne kroatët e mbajmë mend shumë mirë nga Europiani, në Hamburg”.

Flitet pikërisht për golin e barazimit të Gjasulës, që erdhi pas një aksioni individual të Hoxhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat