Ferizaj pretendon fitore në hapje të edicionit të ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Ferizajasit janë përgatitur maksimalisht për sfidën me Feronikelin 74.
Përballja luhet të shtunën në orën 17.00.
“Edicioni 2024/25 i Superligës së Futbollit të Kosovës do të fillojë të shtunën më 10 gusht.
Shorti vendosi që ndeshjen e xhiros së parë do ta luajmë si vendas kundër skuadrës nga Drenasi, KF Ferronikli 74, ndeshje që do të luhet më 10 gusht nga ora 17:00.
Skuadra në fazën përgatitore ka zhvilluar stërvitje intensive dhe në ndeshjet miqësore të zhvilluara si në Kosovë, ashtu edhe në Bansko, ka treguar formë të lartë fizike e dëshirë të madhe për fitore.
Kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga ndeshja e së shtunës kundër Ferroniklit 74, skuadra është e përgatitur në maksimum që të nisë me fitore garat e Superligës.
Shihemi në stadium, të shtunën nga ora 17:00!”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.