Futbollisti i talentuar, Alpi Shahini, ka lënë Hajdukun e Splitit për Suharekën.
FC Suhareka është anëtar i ri i elitës së futbollit të Kosovës.
“Kemi arritur marrëveshje transferimi me qendërmbrojtësin Alpi Shahini i cili bashkohet me klubin tonë.
Shahini një futbollist me të ardhme shumë të ndritur ku cilësohet një talent i madh i futbollit Kosovar ku i bashkohet projektit tonë nga radhët e gjigandit kroat, NK Hajduk Split i rritur e zhvilluar tek shkolla e futbollit 2 Korriku gjithashtu pjesë e pandashme e gjeneratave zinxhir të kombëtares sonë të Kosovës”, njofton FC Suhareka.