Tottenham është në bisedime të avancuara me Bournemouth për një marrëveshje për sulmuesin anglez Dominic Solanke. Sipas mediave angleze, marrëveshja pritet të mbyllet në fillim të javës së ardhshme.
Premier League nis më 17 gusht dhe duket se sulmuesi 26-vjeçar do ta startojë atë me fanellën e Spurs. Solanke ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh që është e zbatueshme vetëm për disa klube.
Gjithsesi, transferimi pritet të kryhet për 40 milionë euro, me Spurs që do të ofronin edhe lojtarë në këmbim. Sulmuesi i Bournemouth shënoi 19 gola në Premier League sezonin e kaluar, duke qenë një ndër më të mirët në Angli.
Ardhja e Solanke vjen pas kërkesës së trajnerit Postecoglou, që ka nevojë për një sulmues pyke. Vjet, këtë detyrë e bëri Son, por ai është më shumë një anësor, ndërkohë që edhe Richarlison mund të largohet drejt Arabisë.