Zikaltrit kanë vendosur

Futboll

Zikaltrit kanë vendosur

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 13:47
Vladislav Vanat

Interi kërkon gola të rinj… Sepse “Tu-La” është një siguri për sezonin e ri, por ka nevojë për lotjarë të tjerë dhe kandidati i parë është Mehdi Taremi. Iraniani në fakt u dëmtua ende pa nisur mirë sezoni.

Dhe tani zikaltrit kanë vendosur: “Oaktree” ka dhënë lejen për të bërë një investim në sulm.

Presidenti Marota dhe drejtori Auzilio duan të respektojnë linjën e vendosur nga pronarët amerikanë.

Kërkohet një lojtar i ri që të rritet pas shpatullave të kampionëve për të siguruar të ardhmen dhe në të njëjtën kohë për të ndihmuar skuadrën dhe trajnerin Inzagi që të menaxhojë energjitë.

 Interi është duke ndjekur me vëmendje lojtarin Vladislav Vanat, sulmues ukrainas i lindur në vitin 2002 dhe në pronësi të Dinamos së Kievit.

Është një sulmues potent dhe me goditje të mirë. Vanat vjen nga një sezon ku ka dalë golashënues me 14 gola në 27 ndeshje dhe kështu siguroi grumbullimin e trajnerit Rebrov për Europianin.

Tani që drejtuesit e dinë që patjetër do të afrojnë një lojtar, mund të hapin dosjet sepse kjo është një temë ku punohet prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat