Pasi i tha lamtumirë Olivier Giroud, skuadra kuqezi do t’ia besojë sulmin Alvaro Morata në sezonet e ardhshme.
Spanjolli, i nënshkruar pas fitores së Kampionatit Europian (13 milionë euro i janë paguar Atletico Madridit për ta liruar), u prezantua para shtypit dhe tifozëve, pasi arriti në Milano të enjten në mbrëmje (dhe fjeti në Milanello).
Premtim-qëllimi i tij në këtë aventurë të radhës në Serie A ishte i qartë:
“T’i sjellim yllin e dytë Milanit”.