Franca dhe Spanja luajnë për të artën

Futboll

Franca dhe Spanja luajnë për të artën

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 16:28
Italia

Franca shpreson të fitojë të artën në turneun e organizuar në shtëpi ndërsa Spanja kërkon revanshin pas finales së humbur tre vite më parë në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”.

Takimi, i cili nis në orën 18:00, vendos përballë njëra-tjetrës dy skuadrat më në formë të turneut, të cilat kanë fituar nga një herë secila medalje të artë në futboll në Olimpiadë.

Në “Tokio 2020” Spanja u ngushëllua më të argjendtë pasi Brazili i mundi në finalen e madhe. Spanja ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën e mbajtur në Barcelonë më 1992.

Nga ana tjetër Franca ka fituar medalje të argjendtë në Lojrat Olimpike Paris 1990 ndërsa të artën e fitoi në Lojrat Olimpike “Los Angeles 1984”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat