Reali e do

Futboll

Reali e do

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 15:11
Pamje nga një ndeshje

Së bashku me Devis, Ajmerik Laporte është emri tjetër i madh në tregun e Madridit.

Qendërmbrojtësi spanjoll, i cili pati një paraqitje të jashtëzakonshme në Euro 2024, ka marrë dritën jeshile nga Ançeloti për t’u bashkuar me Realin e Madridit. Por që kjo të ndodhë, është ai që duhet të rregullojë situatën e tij kontraktuale me Al-Nasr.

Laporte aktualisht fiton 24 milionë euro në sezon në Arabinë Saudite dhe i kanë mbetur edhe dy vite kontratë.

Agjenti i tij po përpiqet të arrijë një marrëveshje financiare për të falur ato 48 milionë euro dhe për të marrë letrën e lirimit të futbollistit të tij. Sepse Reali ia ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të paguajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat