Skuadra shqiptare Gostivari ka aspirata të mëdha në edicionin e ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Moussa Sow është përforcim për Gostivarin.
“Moussa Sow i bashkohet menaxhmentit të klubit tonë.
Ai është legjendë e Fenerbahces dhe Lilles, dy herë kampion, golashënuesi më i mirë i Superligës turke dhe Ligue 1 franceze, mjeshtri i goditjeve me biçikleta, model për aktet sportive dhe humanitare në Turqi dhe Afrikë.
E mirëpresim ngrohtësisht për vendimin e tij për t'u bashkuar me ne në udhëtimin tonë”, njofton Gostivari.