Rekord në Danimarkë!
Mesfushori ofensiv shqiptar, Agon Muçolli, ka shkruar emrin e tij në librin e rekordeve të futbollit danez.
Lojtari, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me me përfaqësueset e moshave të Danimarkës, ka qenë protagonisti absolut i fitores 4-0 të Fredericia ndaj Esbjerg në kategorinë e dytë të futbollit danez.
Mesfushori i majtë ofensiv, i cili është vëllai i mesfushorit të kuqezinjve, Arbnor Muçolli, ka regjistruar tre asiste në pjesën e parë të ndeshjes, duke dhënë pasime të sakta për golat në minutat 15, 17 dhe 21 të këtij takimi.
Ky është një rekord i ri për futbollin danez dhe ka kthyer përsëri në vëmendje Agon Muçollin i cili nuk ia dol i të shpërthente me fanellën e Odense në elitë në edicionin e kaluar, ndaj është kthyer përsëri në kategorinë e dytë daneze.