Te Kukësi dita e sotme është vendimtare për klubin.
Në orën 15:00 në ambinetet e stadiumit “Air Albania” do të bëhet prezantim i i drejtuesve të rinj të verilindorëve.
Kështu skuadra do të ketë administratë dhe staf të ri drejtuesish, të cilët më pas do të nisin menjëherë punë për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku dhe pronari iKukësit, Safet Gjici ia ka dhuruar klubin për një periudhë të pacaktuar biznesmenit Atilio Guranjaku.
Ky i fundit do të financojë këtë ekip, ndërsa synimii kryesorë sigurisht që do të jetë rikthimi i Kukësit në Superiore, pasi këtë sezon verilindorët do të garojnë në Kategorinë e Parë. Sezoni i ri në këtë kategori do të startojë më 24 gusht.