Cole Palmer ishte ylli kryesor i Chelseat sezonin e kaluar, duke arritur që me golat dhe asistimet e tij ia siguroi klbit londinez një vend në play-off të Ligës së Konferencës.
Palmer arriti numra dyshifror edicionin që lamë pas, duke kontribuar me 25 gola dhe 15 asistime, qysh në sezonin e tij të parë me “Blutë e Londrës”.
Kështu, klubi i Chelseat ka vendosur t’ia shpërblejë këto paraqitje, duke ia vazhduar kontratën edhe për dy vite.
Me këto dy vite ‘shtesë’, tashmë Palmer pritet të jetë pjesë e Chelseat deri në vitin 2033.
Klubi nga kryeqyteti anglez është i njohur për kontrata afatgjate, që nga ardhja në krye e Todd Boehly, duke ofruar kontrata vetëm mbi 6 vjet e tutje.
Chelsea këtë afat kalimar po ashtu ka qenë aktiv edhe me nënshkrimin e lojtarëve të rinj, duke afruar një numër të madh lojtarësh.
Pedro Neto, Kieran Deësbury-Hall, Filip Jorgensen, Omari Kellyman, Aaron Anselmino, Renato Veiga, Caleb Ëiley dhe Marc Guiu janë lojtarët që kanë nënshkruar me pesë herë kampionin e Anglisë.