Drama e Barcelonës

Futboll

Drama e Barcelonës

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 12:25
Laporta

Me 15 ditë deri në mbylljen e merkatos, Barcelona ende nuk ka arritur të zgjidhë të gjitha problemet që ka me nënshkrimet e lojtarëve apo me federimet e atyre që janë aktualisht pjesë e klubit.Drejtori Deko po punon me copa për të liruar disa masën e pagave, në mënyrë që klubi të futet në rregullin 1:1 që do t’i jepte mundësi të bënte të tjera afrime.

Për momentin janë bërë hapa përpara, janë siguruar disa dhjetëra miliona.

Por pavarësisht kësaj, arritja e këtij limiti ende nuk është siguruar ende.

Largimet e Oriol Romeut dhe Julian Arauho pavarësisht se kanë sjellë mbi 15 milionë euro, përsëri janë të pamjaftueshme. Barcelona ka nevojë për largimin e lojtarëve që zënë një masë të madhe në bordero, si Klement Lengle, i cili ka një pagë shumë të lartë. Largimi i tij do të ishte shumë i rëndësishëm për Barcelonën dhe Deko po punon që ta realizojë sa më shpejt.

Por për sa kohë që francezi apo dikush tjetër nuk largohet, klubi nuk do të mund të përfshihet në rregullin 1:1, diçka thelbësore për nënshkrimin e lojtarëve. Dhe duket se largimi i francezit nuk do të zgjidhet së shpejti. Por nuk është vetëm kaq. Pak ditë më parë klubi spanjoll njoftoi marrëveshjen me kompaninë “Aramark”. Ky sponsor ka kontribuar me 40 milionë euro për të paguar për shitjen e një përqindje të “Barça One”. Edhe kështu, me 40 milionë euro në arka, përsëri në llogarinë bankare të Barçës mungojnë edhe 20 milionë euro të tjera, pasi pagesa që duhej të bëhej në qershor ishte 60 milionë euro.

Prandaj, për sa kohë që nuk arrihet pagesa e plotë, 20 milionët e munguara penalizojnë Barcelonën dhe vështirësojnë ndjeshëm regjistrimin e nënshkrimeve të reja. Dy blerjet e reja, Dani Olmo dhe Pau Viktor, nuk kanë mundur të regjistrohen, ashtu si edhe Injigo Martinez, pavarësisht faktit se ai tashmë është në klub prej një viti.

Nëse gjërat nuk ndryshojnë, këta tre lojtarë nuk do të mund të luajnë ndeshjen e së shtunës kundër Valencias. Klubi garanton se do ta marrë këtë shumë para mbylljes së merkatos, por realiteti është se vetëm pak më shumë se dy javë kanë mbetur dhe ato para nuk kanë ardhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat