Bismark mban në ankth Skënderbeun

Futboll

Bismark mban në ankth Skënderbeun

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 17:12
Bismark

Bismark mban në ankth Skënderbeun!

Skënderbeu është në ankth për gjendjen e Çarls Bismark, sulmuesit kryesor, që i ka dhënë tre pikët e para ekipit në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Që prej minutës së 70-të të asaj sfide, Bismark ka ndjerë një shqetësim në kofshën e djathtë, duke kërkuar në dy momente ndërhyrjen e mjekëve për të ftohur muskujt me qëllim që të vijonte të qëndronte në fushë.

Ditën e sotme lojtari i do t’i nënshtrohet një rezonance për të parë më saktësisht shkallën e dëmtimit. Ajo që qetëson lojtarin dhe klubin bardhekuq është fakti se ka kohën e nevojshme për rikuperim duke qenë se kampionati rifillon në 11 shtator. Në kampin bardhekuq shpresojnë për një kontraktim dhe jo tërheqje, që do ta mbante gjatë jashtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat