Polemika në Angli, trajneri i ri i kombëtares nuk këndon himnin!
Pas epokës Southgate, do të jetë Lee Carsley ai që do të drejtojë ekipin kombëtar anglez në ndeshjet e Nations League, sepse 50-vjeçari është emëruar trajner i përkohshëm i “3 luanëve”, derisa të gjendet tekniku i ri.
Por drejtimi i tij nis menjëherë mes polemikave, pasi Lee Carsley njoftoi se nuk do të këndonte himnin e Anglisë në ndeshjen kundër Irlandës, që do të luhet sot në orën 18:00.
Trajneri aktual i Anglisë, si futbollist ka luajtur 40 ndeshje me kombëtaren irlandeze dhe ka deklaruar se në momentin që do të ekzekutohet himni anglez do të qëndrojë në heshtje.