Krasniqi kompleton transferimin në Ukrainë, ja sa përfiton Llapi

Futboll

Krasniqi kompleton transferimin në Ukrainë, ja sa përfiton Llapi

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 17:29
Ilir Krasniqi

Reprezentuesi kosovar, Ilir Krasniqi, ka kompletuar transferimin në elitën e futbollit ukrainas tek ekipi i Kolos Kovalivkas.

Sipas të dhënave që ofron Transfermarkt, transferimi i Krasniqit nga Llapi tek Kolosi është finalizuar për shumën e 300 mijë eurove.

Krasniqi sipas raportimeve nga mediat ukrainase ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa tashmë është regjistruar edhe në faqen zyrtare të ligës ukrainase.

Ai pritet ta mbajë numrin 16 në fanellë, ndërsa nuk do të jetë lojtari i vetëm nga Kosova që luan atje, pasi tek LNZ Cherkasy aktivizohen edhe dyshja Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu.

Kujtojmë se 24-vjeçari ka debutuar me fanellën e Kosovës në shtator të vitit 2022, ku deri më tani numëron shtatë paraqitje.

Ai ka marrë gjithashtu ftesën e përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e muajit shtator, por në sfidën ndaj Rumanisë nuk mori fare minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat