Kristjan Asllani ka qenë transparent përballë gazetarëve në fund të ndeshjes të fituar nga Shqipëria në Pragë përballë Ukrainës.
Sipas mesfushorit të Interit ky triumf ka shumë vlerë pasi shërben si një shtysë e fortë për takimin e radhës, i cili kon siderohet si i vështirë nga lojtari.
“Fitorja në transfertë përballë një skuadre, e cila luan futboll të bukur ka shumë rëndësi. Jemi të lumtur për këtë fitore pasi e dimë se takimi i radhës do të jetë mjaft i vështirë”, tha Asllani.
E paevitueshme ishte edhe pyetja mbi zënkën me Rey Manajn. Kuqezinjtë debatuan me njëri-tjetrin për atë goditje dënimi, e cila u fitua nga sulmuesi dhe u ekzekutua po nga ai.
“Kemi shumë miqësi me Manajn, isha shumë i nervozuar pasi dua që të ekzekutoj goditjet e dënimit. Stërvitem që kur isha i vogël për ato. Nga fundi i ndeshjes mungonin shumë pak minuta, por mes nesh s’ka asnjë problem gjithçka mbeti në fushë pasi me Manajn e kam shumë shok”, tha ziklatri.