Marc Bernal ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshje me Rayo Vallecanon, ndeshje të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 2-1.
Ai gjatë ditës së sotme ka përfunduar operimin.
Ndërsa, Barcelona ka bërë të ditur datën e kthimit të futbollistit 17-vjeçar.
Bernal do të humb tërë sezonin 2024/25 dhe do të rikthehet në fushë shtatorin e vitit të ardhshëm ka bërë të ditur skuadra e Barcelonës./