Tërbohet Barcelona!

Futboll

Tërbohet Barcelona!

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 19:32
De Jong

Barcelona dhe De Jong janë gjithnjë e më larg njëri-tjetrit. Drejtuesit katalanas po humbin durimin me mesfushorin, i cili është treguar kokëfortë për gjënë më të rëndësishme: shëndetin e tij.

Sipas gazetës britanike “Daily Express”, askush në Camp Nou nuk është i sigurt se kur do të kthehet holandezi. Ai vijon të ketë probleme të dukshme fizike dhe deri tani nuk mund të thuhet me siguri se kur do ta shohim në fushë.

Ka disa mosmarrëveshje për sa i përket mënyrës sesi duhet zgjidhur problemi në kyçin e këmbës. Barcelona i ka kërkuar lojtarit që të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, por ky i fundit ka refuzuar. Sipas tij, ky operim nuk do të ndryshojë asgjë.

De Jong është përgjigjur se dëshiron të ndjekë një program të veçantë rehabilitimi, me shpresën se do të kthehet shpejt në formën e duhur. Barcelona nuk bindet nga ky variant dhe e ka njoftuar se nuk do të zbresë në fushë, nëse gjendja e tij fizike nuk ndryshon totalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat