Kategoria Superiore rikthehet ditën e sotme. 3 supersfida luhen, të cilat janë të vlefshme për javën e 4-të të kampionati.
Gjithçka do të nis me duelin mes Bylisit dhe Tiranës, sfidë që do të luhet në “Adush Muça”.
Ekipet do të zbresin në fushë në orën 16:00. Bardheblutë do të kërkojnë fitoren e parë sezonale dhe do të bëjnë gjithçka për 3 pikët, teksa përballë gjejnë ish-trajnerin e tyre, Emmanuel Egbo.
Ndërkohë në orën 19:00 do të luhen dy takime paralelisht në Korçë dhe Shkodër. Skënderbeu do të presë Teutën, ndërsa vëmendja më e madhe do të jetë në “Loro Boriçi”, pasi Vllaznia përplas “brinjët” me Egnatian.