Llapi dhe Drita do të përballen në fundjavë në derbin e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.
E për këtë duel fusha e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’ është bërë gati dhe duket e mrekulluehsme.
Faqja zyrtare e klubit llapjan ka publikuar fotot ku shihet terreni që është i gatshëm për ndeshjen derbi.
"Para ndeshjes derbi KF Llapi – FC Drita, gjendja e fushës natyrale të stadiumit “Zahir Pajaziti” në nivelin më të mirë të mundshëm, falë intervenimit nga kryesia e klubit gjatë pauzës së ndeshjeve të Kombëtareve.
Përkushtim maksimal për një fushë të nivelit të lartë, falë edhe stafit profesional mirëmbajtës që janë në kryerje të detyrës në çdo kohë vetëm që fusha të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme.
Shpresojmë që tash t’iu rikthehemi rezultateve pozitive dhe të vazhdojmë rrugën drejt objektivave tona", njofton KF Llapi.