Askush mbi Milanin

Futboll

Askush mbi Milanin

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 00:15
Paulo Fonseca

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli pas fitores 4-0 ndaj Venezias ne kampionat, e para per kuqezinjte kete sezon ne ndeshje zyrtare: “Ne futboll eshtë e rëndësishme të fitosh për të pasur besim dhe per te permiresuar gjendjen psikologjike.

Presioni i madh? Mundohem të mos shoh dhe degjoj perreth. Duhet t’i menaxhojmë gjërat me qetësi dhe ekuilibër, gjë që e kemi bërë sonte. Ndryshimi nga Roma te Milani? Ketu luhet per te fituar trofe, ta imponon historia…

Fërkimet? Gjithmonë kam zgjedhur më të mirën e ekipit dhe nëse një ditë mendoj se është më mirë të luajmë pa Leaon ose Theon, ata duhet ta kuptojnë, siç e kuptuan sepse mendoj se janë lojtarë të rëndësishëm. Ne nje familje mund te kete pakenaqesi dhe shkendija te vogla por cdo gje zgjidhet ne te miren e perbashket.

Per mua vjen Milani perpara cdo gjeje tjeter dhe kjo vlen per te gjithe futbollistët qe stërvis.

Ka shume per permiresuar, sigurisht. Duhet ta bejme, duke hequr fjalen mund ta bejme. Pashe gjera te mira dhe gjera te keqija. Ajo qe me pelqeu eshte presingu i fazes sulmuese per te rikuperuar topin. Ajo qe sme pelqeu eshte se nxitohemi ne pasimet ne mesfushe dhe per te dale. Duhet te jemi me te kujdesshem dhe me te duruar, per te bere gjene e duhur.

Nuk jam dakord me ju qe sot nisi kampionati i Milanit, sepse kampionati nisi para 3 javesh, kur morem 2 pike.

Tani kemi nje ndeshje te madhe ndaj Liverpool ne Champions dhe me pas nje tjeter ndeshje te madhe, derbin ndaj Interit, qe kam nisur ta pergatis por fillimisht kam pergatitur sfiden e mesjaves. E di mjaft mire se tifozeria kerkon shume nga ne.

Sonte fitorja eshte vetem per ata 70 mije qe ishin ne stadium dhe ata qe na ndoqen edhe nga tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat