Jadon Sancho ka debutuar në mënyrë fantastike me skuadrën e Chelseas.
Ani pse u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, ai u shpall njeriu i ndeshjes.
Sancho asistoi në golin e Nkunkus i cili i dha fitoren Bluve të Londrës 1-0 ndaj Bournemouth.
Pas ndeshjes ai ishte i lumtur për debutimin e tij.
“Kam punuar shumë për këtë moment dhe jam i lumtur që pata shansin tim”.
“Jam shumë i lumtur këtu. Më duhet të falënderoj të gjithë stafin dhe bashkëlojtarët e mi”.
“Ditën e parë që hyra, ata më bënë të ndihem i mirëpritur dhe jam shumë i lumtur që ndihem rehat”, u shpreh Sancho.
Anglezi është huazuar nga Manchester United për këtë sezon.