Ndeshja e sotme mes Dinamos dhe Laçit hap javën e 8 dhe i jep mundësinë bluve që të shohin veten në majën e klasifikimit të Superiores.
Një fitore do të poziciononte përkohësisht Dinamon në vendin e parë në renditjen e kampionatit, ndaj kjo e bën sfidën e sotme shumë të rëndësishme sidomos për moralin në një ekip i cili është ndërtuar për objektiva të tillë.
Por nuk do të jetë e thjeshtë përballë Laçit që kërkon me çdo kusht fitoren e parë për t’iu larguar fundit. Ndryshimi i trajnerit mund të jetë një shtysë për kurbinasit, pasi në stol nuk është më Cungu, por italiani Pasiatore i cili është ende “në provë”.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Sali, Muzek, Aliji, Lorran, Meksi, Toli, Dita, Gudiabi, Zabërgja, Bregu, Mandela.
Trajner: Ilir Daja
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Prodani, Mjaki, Lima. Papa, Tresa, Melo, Manellari, Traore.
Trajner: Françesko Pasiatore.