Mbrëmë, kombëtarja e Bosnje dhe Hercegovinës i bëri konak asaj të Gjermanisë.
Ndeshja, e cila u luajt në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve, u zhvillua në një lokacion jo fortë të zakonshëm për një kombëtare si Gjermania.
Kombëtarja boshnjake nuk arriti që të sigurojë certifikimin e UEFA-s për përdorimin e stadiumit në kryeqytet.
Kështu, ata u desh ta presin kombëtaren gjermane në stadiumin “Bilino Polje” në qytetin e Zenicës.
Ky stadium i përket kategorisë së dytë, dhe i përket ekipit të NK Celik.
Stadiumi është ndërtuar në vitin 1972, derisa është një stadium që kombëtares boshnjake shpesh i bjen të luajë aty. Ky lokacion mirëpret shpeshherë edhe ndeshje të ragbit, që kombëtarja boshnjake i zhvillon.
Për këtë stadium foli edhe portieri i kombëtares gjermane, Alexander Nubel.
“Kemi gjetur një kabinë shkolle këtu, por kjo nuk është gjë e keqe. Shumë bukur tradicionale! Dhe atmosfera është sigurisht e nxehtë, kjo është ajo që ka rëndësi”, kishte thënë Nubel.
Gjermania fitoi 2-1, me dy gola të shënuar nga sulmuesi i Stuttgartit, Deniz Undav. Për Bosnjën në fund të ndeshjes shënoi Edin Dzeko.