Ancelotti i ‘tradhtuar’

Futboll

Ancelotti i ‘tradhtuar’

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 15:25
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti mund të shkarkohet nga Real Madrid dhe ndoshta të bëjë zgjedhjen për t’u kthyer në atdheun e tij. Sepse deri më sot nuk ka ndërmend të drejtojë një kombëtare, por dëshiron të qëndrojë në fushë duke punuar çdo ditë.

Ai që ‘tradhtoi’ Ancelottin për momentin do është Mbappe, i cili me një tjetër gabim nga pika e bardhë (pas asaj në Champions League ndaj Liverpool-it) rrezikon tashmë të ardhmen e trajnerit italian në stolin e Real Madridit.

Francezi aq i vlerësuar dhe i kërkuar nga trajneri po rezulton të jetë një dështim i vërtetë për shkak të gabimeve të shumta në ndeshjet vendimtare që komprometuan rezultatet, e fundit me humbjen në kampionat ndaj Bilbaos.

Tani për këtë arsye flitet për një shkarkim të mundshëm të Ancelottit nga Real Madrid dhe ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të shpëtuar ose jo Don Carlon.

Ndërkohë, e ardhmja e Ancelottit mund të jetë në Itali nga viti i ardhshëm, sepse shumë skuadra ëndërrojnë emrin e tij dhe dy prej tyre mund të jenë Roma dhe Milani, të cilat janë dy nga ish-skuadrat e tij të preferuara të karrierës së tij si futbollist dhe trajner.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat