Shpendi hap llogarinë e golave

Futboll

Shpendi hap llogarinë e golave

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 19:40
Stiven Shpendi

Me një gol në minutën e 77’ Stiven Shpendi ka vendosur fatin e ndeshjes mes Karrarezes dhe Palermos.

Goli i shqiptarit, i cili është huazuar deri në fund të sezonit në ekipin në fjalë, vlen shumë pasi e ngjit Karrarezen në vendin e dhjetë në kuotën e 19-pikëve.

Shpendi përfitoi nga një gabim në prapavijën e Palermos, për të shënuar golin e parë sezonal.

21-vjeçari deri më tani kishte asistuar dy herë në tetë sfidat ku ka marrë minuta në Seria B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat