Guardiola flet i dëshpëruar

Futboll

Guardiola flet i dëshpëruar

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 18:53
Pep Guardiola

Guardiola flet i dëshpëruar!

Pep Guardiola thotë se Manchester City do të japë gjithçka për të qenë pjesë e një për qind shanse që ka për kualifikimin në 1/8-at e Ligës së Kampioneve kur të luajë në “Bernabeu” të mërkurën.

Shpresat e tyre në Champions janë të varura në një fije pas humbjes dramatike 3-2 ndaj Realit të Madridit në “Etihad” në ndeshjen e parë javën e kaluar.

Sidoqoftë, City do të udhëtojë në Spanjë dhe do të përballet me rivalët e tyre të vjetër, sado “minimal” të jetë shansi, ata duhet të përpiqen ta shfrytëzojnë atë kundër kampionëve të Carlo Ancelottit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat