Leao si Kvaratskhelia?

Futboll

Leao si Kvaratskhelia?

Më: 4 mars 2025 Në ora: 14:02
Rafael Leao

Rafael Leao mund të ketë të njëjtin fat si Khvicha Kvaratskhelia.

Ashtu si ai, kishte marrë një ofertë shumë të lartë, por Milani vendosi të mos e shiste, pavarësisht se shifra ishte me tre numra. Jo aq sa 120 milionët e ofruar nga PSG për gjeorgjianin, por gjithsesi një shumë e rëndësishme.

Gjithçka ndryshoi te Napoli për shkak të vendimit të Antonio Conte për të mos e shitur Kvarën, ndërsa Osimhen mund të largohej. Rezultati? Në janar, Osimhen përfundoi te Galatasaray, Napoli shpenzoi për Lukakun, i cili nuk është më ai i viteve të para tek Interi, ndërsa Kvara përfundoi te PSG siç pritej.

Për Leao, situata mund të jetë edhe më kritike. Rinovimi i tij me 6.5 milionë euro në vit, i vlefshëm deri më 2028, nuk i ka ndaluar spekulimet. Problemi është se ofertat për të po bien ndjeshëm dhe portugezi rrezikon stolin. Do të jetë e vështirë të arrijë edhe një propozim prej 70-80 milionë eurosh, situatë e ngjashme me atë të Osimhen verën e kaluar.

Ndërkohë, klauzola e largimit prej 175 milionë eurosh, e vlefshme deri më 15 korrik, duket e paarritshme për çdo klub. Në javët e fundit, kriza është thelluar më shumë. Ka një mungesë uniteti brenda ekipit kuqezi, çdo detaj i vogël po dramatizohet dhe marrëdhëniet po duken gjithnjë e më të tensionuara. Një cikël që duket se po shkon drejt fundit të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat