Mendes qetëson tifozët e Barcelonës

Futboll

Mendes qetëson tifozët e Barcelonës

Më: 5 mars 2025 Në ora: 11:58
Yamal e Mendes

Agjenti i anësorit të Barcelonës , Lamine Yamal , Jorge Mendes, ka komentuar të ardhmen e klientit të tij.

Ai u takua me drejtuesit e Blaugranës në Lisbonë dhe kanë diskutuar për të ardhmen e sulmuesit sensacion.

Mendes ka konfirmuar se Yamal do të nënshkruajë një kontratë të re me gjigantin katalunas.

“Yamal patjetër do të nënshkruajë një kontratë të re me Barçën, kjo është e garantuar”.

“Sot, ne folëm vetëm për Lamine – ai do të qëndrojë me një kontratë të re”, tha Mendes.

Marrëveshja aktuale e lojtarit është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat