Besa pëson debakël

Futboll

Besa pëson debakël

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2025 Në ora: 15:50
Besa e Dobërdollit

Besa e Dobërdollit ka pësuar humbje më të rëndë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Besa si vendase (në Gostivar) mposhtet me rezultat 5:0 nga Sileksi i Kratovës, në takimin e javës së 22-të.

Një humbje e thellë as që pritej me një rezultat të tillë nga Sileksi që po lufton për titullin e kampionit.

Aliq (3'), Gjorgjeevski (29'), Hrvanoviq (37'), Ousman (50') e Donov (57') – shënuan për Sileksin.

Shkëndija kryeson me 46 pikë, pasojnë Sileksi me 44, Gostivari 43, Rabotniçki 41, ndërsa Besa është në fund të tabelës me 15 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat