Ernest Muçi nuk është në shitje!

Futboll

Ernest Muçi nuk është në shitje!

Më: 20 mars 2025 Në ora: 11:39
Ernest Muçi

Skuadra e Besiktasit përmes një komunikate ka mohuar zërat se futbollisti shqiptar, Ernest Muçi është në shitje!

Mediat turke, në veçanti “Fotospor” ka shkruar një artikull në lidhje me lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, të cilët thonë se është në shitje dhe do të largohet në fund të sezonit.

Përmes këtij reagimi, Besiktasi fton tifozët të mos u besojnë lajmeve të cilat janë “të fabrikuara” në tavolinë.

“Titujt e lajmeve të publikuara në Fotospor si “Besiktashi do të largojë Elan Ricardo-n e sapo blerë” dhe në Fotomaç si “Muçi në listën e shitjes” janë krejtësisht të pabazë”, shkruhet në njoftimin e klubit turk

24-vjeçari shqiptar gjatë këtij sezoni në Superligë ka zhvilluar 21 ndeshje (jo të gjitha si startues), ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat