Një holandez kundër Holandës

Futboll

Një holandez kundër Holandës

Më: 21 mars 2025 Në ora: 17:57
Huijsen

Pau Kubarsi është përpjekur për të qëndruar në fushë deri në fund, por pas 38 minutash atij i është dashur të dorëzohet pas një goditje të marrë nga Depai.

Me mbrojtësin e Barcelonës të dëmtuar nga kjo goditje e marrë, trajneri i Spanjës ka vendosur të hedhë në fushë Dan Huijsen, i lindur në Holandë, por që ka zgjedhur të përfaqësojë “Furinë e kuqe”.

Këtu ka filluar dhe koncerti i fërshëllimave të tifozëve të Holandës në adresë të mbrojtësit të Bormëthit në Premier Ligë. Për Dan Huijsen, ky ka qenë debutimi i tij me fanellën e Spanjës.

Që në momentin e hedhjes së tij në fushë e në çdo prekje të topit prej tij, tifozët holandezë e kanë fërshëllyer, duke mos ia falur atij vendimin për të refuzuar Holandën dhe për të luajtur për Spanjën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat