Edin Xheko përfundon në spital

Futboll

Edin Xheko përfundon në spital

Nga: K.G. Më: 22 mars 2025 Në ora: 15:42
Edin Xheko

Futbolliszi i kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës, Edin Xheko, është dërguar në spital pasi pësoi një tronditje në ndeshjen kundër Rumanisë (0:1) në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës

Sulmuesi i Bosnjës u lëndua në duel me Mihai Popescun. 

Xheko shkoi me kokë, por futbollisti rumun ndërhyri me këmbën përballë tij.

Me atë rast, qendërsulmuesi me përvojë përfundoi në tokë me dhimbje dhe Popescu nuk mori as karton të verdhë nga arbitri Dani Makeli nga Holanda.

Xheko u zëvendësua në pjesën e parë dhe mediat rumune raportuan se ai përfundoi në spital me një hundë të thyer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat