Tedesko: Italinë e doja në grup

Futboll

Tedesko: Italinë e doja në grup

Më: 1 prill 2025 Në ora: 11:16
Tedesko në mes

Për komisarin teknik të Shqipërisë të moshave deri në 17 vjeç paraqitja e Shqipërisë në “Euro 2025” do të jetë dinjitoze pasi të besuarit e tij do të luajnë me bashkëmoshatarët e tyre të vetëdijshëm në forcën e grupit.

“Folëm më parë edhe më kolegët në këtë pikë ku jemi të gjitha rivalet në grup janë mjaft të forta”, komentoi Andrea Tedesko. Më tej italiani u pyet nëse do të kishte dashur që të sfidonte në Grupin A kampionët në fuqi.

“Si italian që jam do të kishte qenë diçka e bukur që të kishim përballë Italinë.

Në këtë fazë ku jemi të gjitha skuadrat janë të mëdha dhe do të kemi sfida të bukura përballë”, tha Tedesko.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat