Thaçi nuk është në Drenicë

Futboll

Thaçi nuk është në Drenicë

Nga: K.G. Më: 1 prill 2025 Në ora: 17:23
Arsim Thaçi

Drenica e Skenderaj nuk e ka duruar humbjen e fundit me rezultat 2:0 nga Trepça ’89, kësisoj ka shkarkuar nga posti i kryetrajnerit Arsim Thaçin.

Drenica kryeson me 41 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A por kas vetëm 4 pikë para Trepçës ’89.

“FC Drenica njofton se ka marrë vendim të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi.

Ky vendim është marrë pas një analize të detajuar të ecurisë së ekipit dhe nevojës për ndryshime që do të ndihmojnë në arritjen e objektivave tona për të ardhmen.
Vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë pas një analize të thellë të situatës dhe përpjekjës për të ecur përpara me një qasje të re me qëllim që klubi të arrijë rezultate sa më të mira.

Klubi tashmë ka nisur procesin për gjetjen e një trajneri të ri, i cili do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës dhe do të punojë për të përmbushur synimet tona.

Falënderojmë trajnerin Arsim Thaçi për punën dhe përkushtimin e tij gjatë kohës së kaluar me ekipin dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, njofton FC Drenica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat