Evertoni konfirmon gjendjen e Brojës

Futboll

Evertoni konfirmon gjendjen e Brojës

Më: 1 prill 2025 Në ora: 20:18
Broja

Evertoni do të luajë nesër derbin me Liverpulin. Ndeshja e vlefshme për javën e 30-të të Premier Ligë do të nisë në orën 21:00.

Armando Broja do të jetë i gatshëm në stadimin “Anfield”. Vetë klubi i Evertonit ka konfirmuar gjendjen e Brojës, para derbit të nesërm.

Kujtojmë se në herën e fundit me Evertonin, mori minuta si zëvendësues. Më pas te Kombëtarja u aktivizua nga stoli ndaj Anglisë, teksa me Andorrën u preferua si titullar.

Broja ka kaluar një periudhë të gjatë me dëmtime dhe i gjithë fokusi është te fitimi i minutave. Tek Evertoni është i huazuar nga Çelsi deri në fundin e sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat