Gjysmëfinalja e parë premton spektakël

Futboll

Gjysmëfinalja e parë premton spektakël

Më: 2 prill 2025 Në ora: 11:42
Pamje nga një ndeshje

Ditën e sotme do të luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë. Në “Loro Boriçi” të Shkodrës do të përballen mes tyre Vllaznia – Dinamo.

Një duel që do të startojë në orën 19:00 dhe që do të marrë vëmendjen e tifozëve.

Do të përplasin “brirët” mes tyre për fitoren për t’i hapur rrugë më pas edhe kalimit në finalen e madhe.

Si shkodranët ashtu edhe dinamoviët do të luajnë “all-in” në këtë takim, pasi synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Një trofe i cili është objektivi i të dyja ekipeve dhe që sfida mes tyre premton të jetë mjaft e luftuar dhe shumë emocionuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat