Milani sonte sfidon Interin

Futboll

Milani sonte sfidon Interin

Më: 2 prill 2025 Në ora: 12:30
Pamje nga një ndeshje

Sot në mbrëmje do të luhet një tjetër kapitull i sfidës Milan-Inter.

Derbi i Milanos do të rrëmbejë skenën, pasi dy rivalët e përjetshëm do të masin forcat në Kupën e Italisë, duke synuar një vend në finalen e madhe.

Në “San Siro” do të luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë me kuqezinjtë dhe zikaltërit, që synojnë që ti afrohen sa më shumë finales së madhe.

Po si janë precedentët e derbit të Milanos në Kupën e Italisë. Deri më tani janë luajtur 27 ndeshje në këtë turne dhe bilanci anon nga Milani që ka koleksionuar 10 fitore, 9 janë sukseset e Interit, ndërsa 8 takime kanë përfunduar në barazim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat