Liverpooli përballet sonte me Evertonin, Broja pritet ta nis nga pankina

Futboll

Liverpooli përballet sonte me Evertonin, Broja pritet ta nis nga pankina

Më: 2 prill 2025 Në ora: 15:12
Armando Broja

Armando Broja u rikthye në fushë, teksa luajti për Shqipërinë në ndeshjet kualifikuese të marsit.

Sulmuesi kuqezi do të jetë gati për takimin e mesjavës në kampionat, ku Evertoni ku do të përballet me kryesuesit e Liverpool.

Ka qenë vetë klubi i Everton, që ka bërë me dije se Broja do të jetë mes të grumbulluarve. 23-vjeçari synon që të bëjë një mbyllje pozitive të sezonit me këtë skuadër. Kujtojmë që te Everton, ai është i huazuar nga Chelsea.

Broja me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen e nga stoli, teksa për të mund të ketë minuta në pjesën e dytë, ku me siguri që Everton do të ketë shumë nevojë në derbi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat