Rudiger në dyshim

Futboll

Rudiger në dyshim

Më: 3 prill 2025 Në ora: 15:32
Antonio Rudiger

Mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rudiger, është në dyshim për ndeshjen çerekfinale ndaj Arsenalit në UEFA Champions League.

Siç raporton “Marca”, Rudiger është në dyshim, sepse mund të gjobitet nga shtëpia e futbollit, UEFA.

Rudiger bëri një festim jo të mirë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit dhe kjo po hetohet nga UEFA-ja.

Atletico Madridi paraqiti një ankesë tek UEFA-ja në lidhje me festimet e lojtarëve të Realit, që përveç Rudigerit përfshihen edhe futbollistët, si: Mbappe, Vini Jr dhe Ceballos.

Ndeshja e parë mes Arsenalit dhe Real Madridit zhvillohet të martën (8 prill) në “Emirates”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat