Muller largohet nga Bayerni

Futboll

Muller largohet nga Bayerni

Më: 3 prill 2025 Në ora: 16:20
Muller e Schweinsteiger

Thomas Muller vërtet është milioner, por në korrik do të ketë nevojë për një punë të re.

Sulmuesi gjerman pritet të largohet nga Bayern pas 17 vitesh.

Bastian Schweinsteiger, shoku i vjetër i skuadrës në vitet e arta të bavarezëve, i ka propozuar publikisht një opsion pune.

Ai është president i Kings League, një ligë futbolli e profilit të ulët e themeluar nga Gerard Pique.

“Për mua, rëndësi ka cila është dëshira e radhës që ka vetë Thomas. Ai vendos”.

“Nuk mund t’i jap dot këshilla, por nëse ka qejf, do ta ftoja në Kings League. I dashur Thomas, të them publikisht se do ta gjej një vend për ty”, ka thënë Schweinsteiger.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat