Kontakti mes Romës dhe Allegrit

Futboll

Kontakti mes Romës dhe Allegrit

Më: 3 prill 2025 Në ora: 16:53
Allegri

Sipas raportimeve të Calciomercato.com, Roma ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e Allegrit gjatë ditëve të fundit.

Ish-trajneri i Juventusit është përshkruar si “kandidati ëndërr” për Romën, por klubi është i vetëdijshëm se Milani dhe drejtori i ardhshëm sportiv Fabio Paratici po shfaqin gjithashtu interes për të.

Një tjetër alternativë për pankinën e Romës është Stefano Pioli, ish-trajneri i Milanit, i cili aktualisht është në Arabinë Saudite me Al-Nassr.

Megjithatë, raportohet se kontrata e tij përmban një klauzolë largimi, e cila mund t’i mundësojë atij të largohet në fund të sezonit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat