Ernest Muçi spektakolar në Turqi

Futboll

Ernest Muçi spektakolar në Turqi

Më: 3 prill 2025 Në ora: 20:54
Ernest Muçi

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Besiktas, po luan momentalisht përballë Goztepe.

Sfida e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë, po udhëhiqet 1-0 nga Besiktas.

Golin për “shqiponjat” nga Stambolli, e shënoi pikërisht ish-sulmusi i Tiranës.

Pas një pasimi të marrë nga Rafa Silva, shqiptari vrapoi drejt portës kundërshtare me topin në këmbë, e më pas gjithë klas e dërgoi atë në fundin e rrjetës.

Kujtojmë që 24-vjeçari po zhvillon një sezon mjaft të mirë në Turqi.

Ky është goli i 7-të për shqiptarin, teksa Muçi gjithashtu ka asistuar 3 herë të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat