Lojtari shqiptar me Evertonin barazojnë me Arsenalin

Futboll

Lojtari shqiptar me Evertonin barazojnë me Arsenalin

Nga: K.G. Më: 5 prill 2025 Në ora: 15:26
Pamje nga ndeshja

Pa fitues në Liverpool.

Evertoni ka luajtur baras (1:1) me Arsenalin, në takimin e javës së 31-të të Premier Leagues. 

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, është paraqitur nga minuta e 65-të për Evertonin. 

Për Arsenalin shënoi Trossard (38') e për vendasit Ndiaye (49' - nga penalltia).

Arsenali zë vendin e dytë me 61 pikë e Evertoni të 14-tin me 35 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat